Është vënë në kontroll personi që ishte ngujuar në banesën e tij në Prizren nga ku edhe hidhte gjësende nga ballkoni.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi dyshohet të jetë me probleme mendore, dhe se është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“I njëjti është ngujuar në banesën e tij dhe ka filluar që t’i kapë gjësendet dhe t’i hedhë nga ballkoni, me c’rast dyshohet se i ka dëmtuar disa automjete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Policia i ka thënë klankosova.tv se nuk ka të lënduar nga ky rast, mirëpo disa vetura raportohet të jenë dëmtuar si pasojë e gjësendeve që i dyshuari i ka hedhur nga banesa e tij.
“Veprimet policore kanë qenë: është arritur të hapet dera e banesës dhe i njëjti është vënën nën kontroll, dhe është duke u shoqëruar për dhënien e ndihmës së shëndetit mental në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.
“Nuk ka persona të lënduar. As personi në fjalë nuk ka lëndime”.