Totaj: Kurti nuk i viziton ato komuna të cilat nuk qeverisen nga Vetëvendosje

Prizreni

Totaj: Kurti nuk i viziton ato komuna të cilat nuk qeverisen nga Vetëvendosje

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 19:42
Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, brenda dy viteve në pushtet, vetëm njëherë ka vizituar Prizrenin.

Madje, Totaj pretendoi që Kurti e ka sjelljen e njëjtë me ato komuna të cilat nuk qeverisen nga Vetëvendosje.

“Gati që dy vite në pushtet, e deri më tani, veç njëherë kryeministri Kurti ka ardhur për vizitë në Prizren. Dy tre ministra tjerë kanë ardhur gjatë dy viteve. Mirëpo, ka hapësirë të madhe për bashkëpunim. Pa marrë parasysh dallimeve politike që i kemi me Qeverinë, kjo nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunim, por ja që është. Me shumicën absolute të komunave ku nuk qeveris Vetëvendosje, ndodh e njëjta, sepse kryetarët e komunave i kanë të gjitha këto ankesa po ashtu”, deklaroi Totaj

I pyetur se a do të dëshironin një takim me Kurtin dhe kabinetin e tij, Totaj tha se gjithmonë janë të gatshëm për komunikim me ta.

“Dallimet politike duhet t’i ruajmë për zgjedhje”, shtoi tutje Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat