Prizren, punëtori lëndohet në vendin e punës

Prizreni

Prizren, punëtori lëndohet në vendin e punës

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një person është lënduar të enjten derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në Prizren.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se punëtori është lënduar nga pakujdesia, ndërsa rasti është hapur për “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse.”

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat