Një person është lënduar të enjten derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në Prizren.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se punëtori është lënduar nga pakujdesia, ndërsa rasti është hapur për “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse.”
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.