Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur sot në lagjen Bazhdarhane në Prizren, ku janë kapur dy persona.
Këtë herë në rrahje janë përfshirë dy të rinj, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin për motive akoma të panjohura.
Në pamjet e siguruara shihet se ata shtyhen fillimisht mes vete, e më pas grushtohen – teksa përleshja vazhdon.
Ende nuk dihet nëse Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit janë arrestuar.
Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.