Mbetje mortore në varrezat e Prizrenit, dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë

Prizreni

Mbetje mortore në varrezat e Prizrenit, dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 13:21
Pamje nga germimet

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se pas gërmimeve që kanë filluar sot në Tusuz të Prizrenit, janë gjetur mbetje mortore, potencialisht të viktimave të luftës.

Në njoftim thuhet se njësitet e Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ekspertët mjekoligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it, janë duke kryer gërmimë vlerësuese në tri lokacione në hapësirat e “Varrezave të qytetit të Prizrenit”.

“Gërmimet e filluar në mëngjes tanimë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se mbetjet mortore do të dërgohen në IML për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat