Largohen lëmoshëkërkuesit nga rrugët në Prizren

Prizreni

Largohen lëmoshëkërkuesit nga rrugët në Prizren

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar një peron shtetas i Republikës së Kosovës me banim në Ferizaj i cili është janë: H.A, i lindur më 1984, m/sh/k i cili është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme dhe sjellje arrogante në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

“Personi është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore, gjatë kontrollimit i janë gjetur para rreth 266 euro të cilat i ka përfituar gjatë kërkim lëmoshës.

Në lidhje me rastin është njoftuar gjyqtari i Gjykatës Themelore Divizioni për Kundërvajtje i cili ka rekomanduar që të dyshuarit ti sekuestrohen parat dhe rasti ti dërgohet Gjykatë për Kundërvajtje në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat