Policia gjobitë 2 lëmoshëkërkues në Prizren, 2 i depërton në Shqipëri

Prizreni

Policia gjobitë 2 lëmoshëkërkues në Prizren, 2 i depërton në Shqipëri

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 10:34
Sipas njoftimit të Policisë, të ndaluarit janë tre meshkuj dhe një femër të moshave të ndryshme.

Policia e Kosovës i ka ndaluar katër lëmoshëkërkues në Prizren, dy prej të cilëve i ka depërtuar në Shqipëri meqë ishin shtetas të Shqipërisë, derisa dy të tjerëve me shtetësi të Kosovës u ka shqiptuar gjobë prej 200 eurove.

Sipas njoftimit të Policisë, të ndaluarit janë tre meshkuj dhe një femër të moshave të ndryshme.

“Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër perona, ku dy persona janë nga Republika e Shqipërisë dhe dy të tjerët janë shtetas të Republikës se Kosovës me banim ne Ferizaj dhe tjetri ne fshatin Banje te Malishevës e të cilët janë:

•S R e lindur me 1951 f/r/sh e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Remz Ademaj” ne Prizren.

•A K. e lindur me 1963 m/r/sh i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne “Zara” ne Prizren

•H A lindur me 1984 m/sh/k i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Edit Durham” ne Prizren.

•T K e lindur me 1952 m/sh/k i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne “Remzi Ademaj” ne Prizren

Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprime ligjore.

Me Vendimit te lëshuar nga Drejtoria për Migrim. Shtetasit e Shqipërisë janë depërtuar, ndërsa dy të tjerëve iu është shqiptuar gjoba prej 200 euro”, thuhet në komunikatë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, njofton se do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mirë me policin me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.

“Po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat