Banorët e fshatit Gjonaj në Prizren sot janë mbledhur dhe kanë vendosur të hakmerren për mungesën e energjisë elektrike, me të cilën po përballen qe një kohë.
Në shenjë revolte, ia kanë vënë flakën trafos, pamje këto që më pas i kanë publikuar.
Ata siç duket e kanë parë këtë veprim si formë të shprehjes së pakënaqësisë së ofrimit të shërbimeve nga KEDS-i, teksa janë futur në telashe, pasi një veprim i tillë është i kundërligjshëm.