Shkalla e vdekshmërisë në Prizren në vitin 2023

Prizreni

Shkalla e vdekshmërisë në Prizren në vitin 2023

Nga: Av. Faik Miftari Më: 8 janar 2024 Në ora: 15:17
Autori Faik Miftari

Në këtë vështrim do të prezantojë shkallën e vdekshmërisë në komunën e Prizrenit në vitin 2023, e cila ka shënuar një rritje prej 15% në krahasim me vitin 2019 në komunën e Prizrenit, ndërsa një ulje prej 8% nga viti i kaluar 2023 kur ishte rritja marramendëse prej 23% në krahasim me vitin 2019.

Për krahasim të shkallës së vdekshmërisë së vitit 2023 në komunën e Prizrenit mora vitin 2019, pasi që gjatë vitit 2020 dhe gjysmës së parë të vitit 2021 ka dominuar pandemia e korona virusit Covid -19 e cila ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve si në komunën e Prizrenit, ashtu edhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Duke marrë parasysh se në Kosovë vit për vit po rritet numri i personave të moshuar ndërsa po zvogëlohet numri i personave të rinj, për shkak të uljes së natalitetit dhe emigrimit të jashtëzakonshëm të rinjve drejt vendeve të Perëndimit, do të ishte e pritshme rritja e vdekshmërisë në shkallë prej 5% në komunën e Prizrenit, porse rritja e shënuar prej 15% gjatë vitit 2023, edhe pse në krahasim me vitin 2022 kemi një rrënje prej 8%, kur është shënuar rritja tej mase prej 23% të shkallës së vdekshmërisë , prapë se prapë është një rritje shqetësuese .

Përderisa në vitin 2019 në komunën e Prizrenit kanë vdekur 874 persona , në vitin 2022 kanë vdekur 1077 persona, për dallim nga vitet e kaluara, në vitin 2023 kanë vdekur 1001 persona. Përqindja e shkallës së vdekshmërisë e shënuar në komunën e Prizrenit me siguri është edhe në nivel të Republikës së Kosovës, për të cilën Enti Statistikor i Kosovës do të ishte mirë t’i publikojë të dhënat e vdekshmërisë në nivelin nacional të Republikën së Kosovës për vitin 2023.

Është tejet shqetësues edhe rritja enorme e numrit të rasteve të reja të kancerit të paraqitura gjatë vitit 2023. Sipas raportit të klinikës së onkologjisë mjekësore të QKUK-së, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 2000 raste të reja me kancer, për dallim nga viti 2022 kur janë regjistruar 1750 raste të reja të kancerit. Ky numër nuk është përfundimtar, pasi që këtij numri të personave të rinj me kancer, duhet shtuar edhe pacientët që mjekohen jashtë Kosovës, sikurse në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Turqi, Gjermani, etj.

Edhe gjatë vitit 2023, sikurse gjatë vitit 2022, krahas personave të moshës së shtyrë kanë vazhduar të vdesin edhe persona të moshës së mesme dhe persona të rinj dhe atë duke vdekur papritmas, kudo qoftë, në shtëpi, në banesë, në lokal, në vendin e punës, në oborr, në rrugë, në mal, në zyre, në ballkon, në shkallë, në xhami, në kishë, në park, në aeroplan, në autobus, në veturë,në fusha sportive, në podiumet e koncerteve,etj., e që gjer më tani nuk është shënuar kurrë më parë.

Personat që po vdesin papritmas, kryesisht po përjetojnë, sulm në zemër, sulm në tru, pneumoni, mpiksje gjaku, etj., si pasojë e efekteve anësore të shfaqura pas vaksinimit të qytetarëve të Kosovës me vaksina mRNA kundër korona virusit Covid-19.

Edhe gjatë vitit 2023 në nivel botëror kanë vazhduar të publikohen punimet e ndryshme shkencore në revistat prestigjioze shkencore botërore nga ekspertë dhe studiuesit me renome botëror , në të cilat punime po prezantohen të dhënat e shumta të efekteve anësore të shkaktuara nga vaksinat mRNA kundër Covid-19.

Edhe pse do të duhej të ndizej sinjali i kuq dhe të alarmohen të gjithë shtresat e shoqërisë në Republikën e Kosovës, përkundër saj të gjithë po heshtin, duke filluar prej institucioneve shtetërore, administrative, shëndetësore, drejtësisë, sigurisë, presidencës, qeverisë, e gjer te mediat elektronike, portalet dhe rrjetet sociale, partitë opozitare, organizatat joqeveritare, gazetarët, mjekët, analistët, etj., sikurse këto vdekje të papritura po ndodhin diku larg nesh, e jo në Kosovë.

Shpresoj që në vitin e ri 2024 të kemi vazhdimin e uljes së shkallës së vdekshmërisë, sikurse në nivelin lokal në komunën e Prizrenit, ashtu edhe në nivelin qendror, në Republikën e Kosovës, nga pasojat e efekteve anësore të shkaktuara nga vaksinat mRNA kundër Covidit-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat