Është vetëm njëra ndër shtëpitë e shumta jo larg qendrës së qytetit.
Por kjo shtëpi ku banon vetëm 94 vjeçari, Xhemajl Heremi qe caku i një grabitësi.
E në gjendje të rënduar, ai nuk dha detaje rreth rastit.
“Qysh është shkru qashtu. Nuk di çka me tregu. Skam as çka me shtu as kurrgjë.”, ka thënë Xhemajl Heremi, i dëmtuar.
Lidhur me rastin, nga Policia thonë se nga rasti nuk ka ende të dyshuar dhe se hetimet janë duket vazhduar.
“Rasti është raportuar dje nga viktima. Ai ka qenë vet në shtëpi. Rasti është raportuar më 7 janar, në orën 10:50 sipas viktimës. Ai thotë se viktima ka qenë veshur me t’zeza, i armatosur vetëm me një thikë dhe nuk ka pasur armë zjarri. Nga viktima ka marrur paratë që ka pas me veti, diku rreth 140 euro. Policia si ka marrë informatën ka shku në vendin r ngjarjes, ka pyetur dëshmitarë nëse mund të kenë parë diçka. Është intervistu viktima e rasti po hetohet në Prizren. Deri më tani nuk ka të arrestuar, është ende herët të themi se ka të dyshuar. Nuk ka”, tha Shaqir Bytyqi, Policia e Kosovës – Prizren.
Banorë të lagjes prapa kamerës i kanë treguar televizionit se nuk kanë parë ose dëgjuar gjë në ditën e rastit gjersa thonë se në lagje, nuk ka pasur raste të mëhershme të grabitjeve.