Prizrenasit ankohen për shtyllën e rrymës elektrike

Prizreni

Prizrenasit ankohen për shtyllën e rrymës elektrike

Më: 22 janar 2024 Në ora: 06:18
Foto ilustrim

Banorët dhe vozitësit ankohen se shtylla elektrike në rrugën e transitit të vjetër po ua vështirëson qarkullimin.

Një shtyllë e rrymës ka kohë që ndodhet në mes të rrugë, në "Transitin e vjetër" në Prizren.

Për vozitësit qoftë edhe ata me përvojë të gjatë si Jemin Isufaj që ka 32 vjet me timon në dorë, shtylla në mes të korsisë, është shumë e rrezikshme.

"Pengon kjo shumë këtu, sidomos ata natën, nuk shihet, mund me pas pasoja të rënda, kjo është shumë e rrezikshme kështu, mos me prit nëse ndodh një aksident e tani me heq, se më e vlefshme është jeta e njeriut se shtylla", tha Jemin Isufaj, shofer i autobusit

Për banorët e kësaj lagjeje, ky problem i stërzgjatur është kthyer në ankth. "Me vite është kjo kërkesë, asgjë nuk është marrë, asgjë, shpresojmë që së shpejti të zgjidhet ky problem. Kalojnë këtu me shpejtësi të madhe, 150 në orë kalojnë dhe shyqyr që s'ka ndodh hala e keqja", tha Hasan Avdyli, banor i lagjes "Arbana".

Kurse zyrtari për marrëdhënie me publikun në komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, lidhur me këtë problem tha se janë duke punuar për zhvendosjen e shtyllës, por ka disa specifika.

"Kemi të bëjmë me specifikime të veqanta, për shkak të tensionit që e bart kjo shtyllë, mirëpo për komunën e Prizrenit është me interes jo arsyetimi në specifikime, por për komunën dhe qytetarët e saj është me interes që ajo shtyllë të dislokohet dhe të hapet mundësia që të krijohet lëvizja e lirë për qytetarët edhe në këtë aks rrugor", tha Berisha.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Lulzim Krasniqi, komunës së Prizrenit i është ofruar një zgjidhje teknike për dislokim, ndërsa Komuna duhet ta kontraktojë një kompani të licencuar për zhvendosjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat