Rinovohet objekti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren

Prizreni

Rinovohet objekti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren

Më: 20 mars 2024 Në ora: 15:14
Shaqir Totaj

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është rinovuar objekti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, PDK thotë se kryetari i komunës, Shaqir Totaj në ceremoninë e përurimit të këtij objekti, u shpreh se investimi në këtë dikaster u mundëson zjarrfikësve t’u përgjigjen emergjencave me shpejtësi dhe efikasitet.

“Ne mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Komunës së Prizrenit.

Kjo duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të iniciativave që synojnë rritjen e sigurisë publike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat