Kërkohet një e dyshuar për shpërdorim të pasurisë huaj-kuletës me të holla dhe dokumente në Prizren

Prizreni

Kërkohet një e dyshuar për shpërdorim të pasurisë huaj-kuletës me të holla dhe dokumente në Prizren

Më: 17 prill 2024 Në ora: 10:14
Në kamerat e sigurisë nga policia është vërejt se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.

Një grua dyshohet se ka marr kuletën dhe ka shpërdoruar paratë e një personit tjetër, të cilit i ka humbur kuleta më datë 05.01.2024 në rrugën “Rifat Ukimeri”, në Prizren.

Ndërkaq sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sektori i hetimeve të stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Tutje bëhet e ditur se pas raportimit, në kamerat e sigurisë nga policia është vërejt se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.

“Lidhur me këtë janë  siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet të ketë marr kuletën e ankuesit. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit janë autorizuar që të bëjnë publike fotografinë e të dyshuarës.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftim.

Andaj, Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo  din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat