Një grua dyshohet se ka marr kuletën dhe ka shpërdoruar paratë e një personit tjetër, të cilit i ka humbur kuleta më datë 05.01.2024 në rrugën “Rifat Ukimeri”, në Prizren.
Ndërkaq sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sektori i hetimeve të stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Tutje bëhet e ditur se pas raportimit, në kamerat e sigurisë nga policia është vërejt se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.
“Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet të ketë marr kuletën e ankuesit. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit janë autorizuar që të bëjnë publike fotografinë e të dyshuarës.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftim.
Andaj, Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.