Policia në Prizren, bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti “Dhuna ne Familje”, ka realizuar aktivitetet e planifikuara në koordinim me DKA-në në këtë komunë, ku policët mbajtën ligjërata me temën
: “Dhuna ne Familje”, me nxënës të shkollave fillore.
Me anë të një njoftimi bëhet e ditur se kjo ligjëratë ka për qëllim që nxënësit të pajisen me njohuri sa i përket sjelljeve jo shoqërore të shfaqura edhe te të miturit si dukuri negative e cila është prezent, dhe mundësinë e parandalimit të tyre.
Gjate ligjëratës janë përmendur format dhe llojet e dhunës në familje si dhe masat për parandalimin e kësaj dukurie që është prezentë në shoqërinë tonë.