Me datë 02 dhe 03 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, Stacionit Policor Prizren dhe Prizren – veri , duke marrë parasysh se në komunikacion ka në qarkullim shumë motoçikleta dhe trotinet dhe një pjesë e madhe e tyre nuk po i zbatojnë rregullt e trafikut në fuqi , ka përpiluar një planë operativ e ku në cakë janë kryesisht motorist të cilët nuk respektojnë rregullat e trafikut Rrugorë, konkretisht që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut.
Gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta.
“Janë sekuestruar gjithsej 14 motoçikleta, janë shqiptuar rreth 42 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve”, ka njoftuar Policia.
“Të gjithë ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion ti respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve elektrik duhet ti respektojnë rregullat e komunikacionit e ndër to është: Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri, duhet të respektohen shenjat e komunikacionit etj.”, vijon njoftimi i Policisë së Kosovës.