“Takimi për Teleferikun e Prizrenit”, Totaj: Liburn Aliu veç hyri në takim, akuzoi dhe iku

Prizreni

“Takimi për Teleferikun e Prizrenit”, Totaj: Liburn Aliu veç hyri në takim, akuzoi dhe iku

Më: 10 maj 2024 Në ora: 12:54
Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit që vije nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka akuzuar nivelin qendror për mos bashkëpunim me komunat.

Ai thotë se po kanë vështirësi të takohen me ministrat e qeverisë.

Totaj ka treguar një rast për një takim lidhur me projektin e teleferikut në këtë qytet, ku ministri i Infrastrukturës nuk ka marrë pjesë, si shenjë “hakmarrje” ndaj Totajt.

Në këtë takim ai ka thënë se ka qenë prezentë zv.ministri Durmishi, përfaqësues nga MKRS dhe kompanisë projektuese të projektit për teleferikun.

“Kemi qenë duke e pritur ministrin Liburn Aliu dhe ka hyrë në zyrë me ka thënë ti ma ke sabotuar një takim të rëndësishëm dhe unë nuk rri në këtë takim edhe shkoi dhe asnjë fjalë nuk e ka fol, ka treguar Totaj.

Ai nuk e ka përjashtuar se ka mund të mungojë në ndonjë takim të thirrur nga ministri, por thotë se nuk e ka bërë me qëllim dhe nuk ka njohuri që ka bojkotuar atë takim.

Totaj ka thënë se veprime të tilla tregojnë papërgjegjësi nga ministrat.

Kryetari i Prizrenit ka thënë se do të vazhdojnë me punën për realizimin e këtij projekti duke shprehur besimin se do të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat