25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Prizreni

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Më: 13 maj 2024 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit.

Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor në nder të 25 Vjetorit të rënies të Martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Manifestimi mbahet në Kompkeksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Korishë.

Ndryshe më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth, duke vrarë 77 prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat