Sot në Kishën e Shën Mëhillit në fshatin Doblibarë të Gjakovës u bë pajtimi mes tri familjeve Gjevalin Alija, Muharrem Musa dhe Qëndrim Sadiku, në praninë e fratit, priftit, shehit dhe hoxhës.
Kështu ka bërë të ditur Famullia e Shën Mihillit në fshatin Doblibarë.
“Zoti iu mbushtë me të mira e bekime për shembullin e mirë që sot jepni, dhe shembullin tuaj e ndjekshin të gjithë ata të rinj që mbajnë urrejtje. Zoti e shënoftë me shkronja të arta këtë vepër të faljes dhe pajtimit në librat e amshimit. Duani njeri-tjetrin, siç ju desha juve, është porosia e vet Jezu Krishtit”, tha famullitari Don Robert Jakaj me rastin e këtij akti njerëzor e patriotik.
Kujtojmë se sot shqiptarët kudo në botë kanë shënuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti i cili njihet për bashkimin e shqiptarëve.