15-vjeçari që realizoi mrekullitë, miratohet shenjtërimi i “influencerit të Zotit”

Religjion

15-vjeçari që realizoi mrekullitë, miratohet shenjtërimi i “influencerit të Zotit”

Më: 24 maj 2024 Në ora: 13:28
Papa Françesku

Një adoleshent londinez, aftësia e të cilit për të shpërndarë online mësimet e kishës katolike e bëri të quhej “influenceri i Zotit” do të bëhet shenjtor.

Carlo Acutis vdiq në moshën 15-vjeçare dhe do të ishte i pari i lindur në fundin e viteve ’90 që shenjtërohej. 

Papa Françesku i ka atribuar edhe një mrekulli të dytë, shërimin e një studenti në Firence që kishte hemorragji në tru pas një traume në  kokë.

Carlo Acutis ishte bekuar (hapi i parë drejt shenjtërimit) në vitin 2020 pasi iu njoh mrekullia e parë: shërimi i një fëmije brazilian pasi një sëmundje e lindur i kishte prekur pankreasin.

Mrekullia e dytë u miratua nga Papa pas një takimi me departamentin e posaçëm të Vatikanit. Nuk dihet ende se kur do të kryhet shenjtërimi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat