Flet Shefi i Kuzhinës Alfred Marku: Ja çfarë gatuam për sportistët e Romës dhe Fejënordit

Reportazhe

Flet Shefi i Kuzhinës Alfred Marku: Ja çfarë gatuam për sportistët e Romës dhe Fejënordit

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Alfred Marku u largua nga Shqipëria në moshën 15 vjeç dhe aty filloi të merret me artin e kulinarisë në Itali. Në fillim si punëtor i zakonshëm derisa mori titullin Shef Kuzhine autodidakt. Në lokalin e tij në Trento, si fillim komuniteti vendas e neglizhonte, ndërsa pas gatimit të gjellëve tradicionale të Trentos dhe ftesës që u bëri të moshuarve, lokali i tij ishte më i frekuentuari. Kjo bëri që Shefi i tij tashmë të kthehej në zëvendës. Aktualisht është një ndër kuzhinierët më të spikatur jo vetëm në zonën e veriut, por dhe në Evropë.

Nga duart e tij kanë ngrënë shumë politikanë dhe artistë italianë po ashtu edhe shqiptarë. Një njeri që e dashuron fort profesionin dhe që asnjëherë nuk pushon, pasi klientët e rregullt e duan çdo gjë nga dora e tij. Ka vite që profesionin tashmë e ushtron në qytezën e tij Shëngjin dhe klientët janë kryesisht nga Tirana, për vetë cilësinë e gatimit, por në radhë të parë të gatimeve të rralla, që nuk ekzistojnë në asnjë restorant tjetër shqiptar. Por ai mbahet mend si ideatori i tortës gjigante për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Një ngjarje për të është dhe qënia si pjesë e shefave të gatimit për sportistët e Romës dhe Fejënordit. Në mesditën e 25 majit është shtruar një drekë në Pallatin e Brigadave për miqtë e Romës dhe Feynoord, ku ka marrë pjesë dhe Kryeministri Edi Rama. Të ftuar të Federatës së Futbollit ishin kryesia e UEFA-s dhe futbollistë të njohur si Francesco Totti. Kjo drekë e rëndësishme u është besuar shefave lezhjanë, Altin dhe Anton Prenga nga Mrizi i Zanave, shef Alfred Markut nga Rapsodia dhe shefit Sebastian Biba

 

-          Si u ndjeve kur ju caktuan si pjesë e shefave të kuzhinës për gatimin VIP në Pallatin e Brigadave për futbollistët e Romës dhe Fejënordit?

-          U ndjeva mirë. Sigurisht ishte një vlerësim. Ishte një ndeshje historike që e lartësoi emrin e Shqipërisë në botë. Kjo ndeshje na bëri jehonë dhe na ngriti vlerat dhe prestigjin si shtet. Ndaj e vlerësova shumë. Raste të tilla janë të pakta në jetë. Ndaj duhej justifikuar.

-Ju ishit 4 shefa kuzhine me emër. E gjetët gjuhën e përbashkët?

Menjëherë. Ne njihemi me njeri tjetrin dhe komunikojmë. Ajo ditë na dha një shans të madh dhe mirëkptimi ishte i menjëhershëm. Secili ka specifikat e veta në kuzhinë, por të gjithë njohim mirë kuzhinën shqiptare, por edhe atë italiane për të mos thënë Evropiane.

 

Ku e bazuat menunë?

Menuja ishte e ndërtuar në bazë të traditës shqiptare duke e përkthyer në gourme pjatë të ardhura në kohë në foramt vizim dhe me shije delikate. Kishim 2 pjata me peshk tek të cilat  pjata e parë ishte peshk në lëndinë ( terrinë me perime , aciughe dhe karpacio levreku). Pjata e dytë e ishte një tavë krapi e gatuar me kujdes. Pastaj një byrek ekspres. Pastaj pjatë e  katërt kishim pulë me qullë dhe jufka, ose ndryshe e quajtur ( Pulë në fole). Një pjatë e lidhur me krahina dhe traditë. Pastaj vjen tavë elbasani dhe ëmbëlsira.

Kush ishte moment më i vështirë?

Ishte ankthi! Ishte pritja e pjatave tek sporteli. Do ktheheshin pjatat plot apo bosh? Pra ishte ankthi për t’i parë se si ktheheshin. Kur pamë pjatat e para bosh u lehtësuam. Aty morëm sodisfaksionin e punës.

-A morët vlerësime pas drekës?

Po. Nga të gjithë. Nuk e prisnim që të ngeleshin kaq të kënaqur. Për ne si staf mbetet një ditë e veçantë, një ditë historike siç ishte vetë ajo ditë.

Menuja me produkte shqiptare që u servir në drekën VIP për sportistët e Romës dhe Fejënordit

- Levrek dhe açuke nga Lezha

- Krap nga Shkodra

- Byrek me fasule Kallmeti dhe kërpurdha Puke

- Pule me jufka të Dibrës

- Tavë kosi me mish qengji dhe shafran nga Elbasani

- Embëlsira tradicionale me fruta pylli

- Të gjithë e kujtojmë tortën e Pavarësisë dhe mënyrën jo qytetare si u përpoqën të merrnin pjesë prej saj. Tani pas 9-vjetësh si e kujtoni ju atë ditë?

Kur më afruan të realizoja diçka të tillë vërtet u emocionova. Bëhet fjalë për vitin 2012 me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Me thënë të drejtën ishte ngjarje historike. Vetë vendi ku do realizohej torta tregonte për seriozitetin e këtij eventi të rrallë. Pra festa të tilla bëhen njëherë në 100 vjet. Megjithatë momenti i realizimit ishte i bukur, magjepës, plot gjallëri, bashkëpunim, ndërsa momenti që filloi ndarja mbetet një kujtim i hidhur. Gjithçka e bukur u prish për 30 minuta.

Një tortë e rrallë, sa gjatësia e Pallatit të Kulturës. Kjo tortë madhështore u bë për nder të 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Kush dominoi në këtë tortë?

Po, një tortë gjigande e paparë ndonjëherë në Shqipëri. Torta u bë si simbol i 100 vjetorit dhe përbërësit e saj si shega apo ulliri, që ishin kryesoret në torte, kishin sinjifikimet e tyre. Për shembull: shega është simboli i bashkimit, simboli i rilindjes ( i nënës). Ndërsa ulliri simbol i paqes. Pra, ideja ishte të gjithë të bashkuar për paqen.

Kush ishte ideatori dhe çfarë karakeristikash kishin përbërësit e tortës?

Me modesti e them se ideator i kësaj torte isha unë. Kur m’u besua përgatitja, kërkova që të kem në dispozicion të gjitha asortimentet 20 ditë para. Ndërsa idenë për këtë realizim të veçantë që mund të jetë Gines e kisha hedhur dy muaj para që të kishte kohë për përgatitje. Torta ishte e gjerë 6 metra, e gjatë 97 metra, e trashë 15 cm, peshonte 18 tonë. Miell për pandispanja (3800 kg). Vezë 42 900 kokrra. Panna, Krem pluhur 1320 kg. Dekori me xhelatinë 1000 kg sheqer, për sherbet 200 kg shegë, 1000 kg gjethe ulliri. Ndërsa letër alumini 500 metër. Puna përgatitore zgjati 1 muaj, ndërsa realizimi për 24 orë ku punuan 60 vetë.

Por puna juaj ka një hapësirë të madhe si shefi i Kuzhinës. Në një televizion kam parë që ju keni organizuar një sfilatë me pjata. Ç’është kjo sfilatë pjatash dhe çfarë kishin brenda këto pjata?

Qysh në vitin 2006 unë kam aplikuar për Festën e Luleve, e cila është më 6 Maj, por sivjet e kam aplikuar më 22 maj në ditën e Bio Diversitetit. Kështu ndërlidha festën e luleve me ditën e Bio Diversitetit. Pikërisht në këtë ditë për herë të parë në Shqipëri unë zhvillova sfilatën e pjatave. Kjo festë u ndërpre vetëm në vitin 2020 për shkak të Pandemisë. Me thënë të drejtën Pandemia na prishi shumë plane. Por këtë vit duket se koha po na hap shtigje të reja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat