“Çifti i martuar nuk kishte asnjë ide se duhet të bënin seks që të kishin një fëmijë”- Infermierja tregon sjelljet më të çuditshme seksuale që ka parë

Seksi

“Çifti i martuar nuk kishte asnjë ide se duhet të bënin seks që të kishin një fëmijë”- Infermierja tregon sjelljet më të çuditshme seksuale që ka parë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Një çift i martuar nuk e kishte idenë se u duhej të kryenin marrëdhënie seksuale për të pasur një fëmijë, ka zbuluar një infermiere sipas “The Sun”.

Rachael Hearson, 59 vjeç, ka punuar si mami dhe infermiere për më shumë se 40 vjet.

Së fundmi ajo ka folur për takimet më të çuditshme që ka hasur në librin e saj më të ri, të titulluar “Confessions of an NHS Health Visitor”.

Rachael tregoi se si ishte detyruar t’i shpjegonte çiftit seksin, pasi e kuptoi se ata nuk kishin asnjë dije mbi biologjinë e tyre.

“Ata ishin të martuar për disa vjet, por fëmijë nuk kishin bërë. Mjeku i përgjithshëm doli në përfundimin se ata nuk dinin si të bënin bebe dhe ishte detyra ime të sigurohesha që ata të mësonin.

Ata besoni se foshnjat vijnë vetë si rezultat i martesës dhe nuk kishin asnjë të dhënë. T’i mësosh dikujt për seksin është një përgjegjësi e madhe. Por pas disa vizitave, dyshja nuk mund t’i mbante duart larg njëri-tjetrit”- tregoi Rachael.

Karriera e gjatë ka bërë që Rachael të jetë dëshmitare e sjelljeve seksuale nga më të çuditshmet, përfshirë një vizitë gjatë së cilës një burrë kishte nisur të masturbohej para saj, por vazhdoi me vizitën sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat