E DASHUR DEIDRE: I bëra seks oral të dashurit të koleges time gjersa isha dehur në festën e Krishtlindjeve që organizoi puna.
A të rrëfehem apo të vazhdojë dhe të harrojë gjithçka?
Unë jam 29 vjeç. Kolegia ime, i dashuri i saj dhe unë kaluam pjesën më të madhe të mbrëmjes së bashku, duke luajtur lojëra me pije dhe duke kërcyer.
Më vonë, shoqja ime e punës doli jashtë për të pirë një cigare dhe më la duke biseduar me partnerin e saj.
Ne të dy ishim tepër të dehur dhe përfunduam duke u puthur.
Të shqetësuar se do të na shihnin njerëzit, hymë tinëz në një nga zyrat, ku përfundova duke i bërë seks oral.
Kur u zgjova të nesërmen, u ndjeva e sëmurë. Çfarë lloj personi jam që e bëra këtë?
Faji po më ha dhe unë dua t'i them shoqes time të vërtetën. Por a do t'i përkeqësonte kjo gjërat?
DEIDRE THOTË: Unë prirem të them se ndershmëria është politika më e mirë, këto gjëra kanë tendencë të dalin në fund. Por ndonjëherë të thuash të vërtetën mund të shkaktojë shumë më tepër dhimbje sesa të heshtësh.
Nëse e rrëfeni, mund ta përfundoni lidhjen e tyre. Ju dhe partneri i saj e dini se ishte një gabim nga dehja dhe nuk po kërkoni ta përsërisni atë.
Lëreni atë si një përvojë të keqe dhe vazhdoni./ The Sun, Der Deidre