​Sot eklipsi total diellor, fenomeni zgjat mbi katër minuta

Shkencë & Teknologji

​Sot eklipsi total diellor, fenomeni zgjat mbi katër minuta

Më: 8 prill 2024 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Një numër shkollash në veri të Nju Jorkut kanë vendosur të anulojnë ose shkurtojnë mësimet më 8 prill për shkak të eklipsit total të pritshëm diellor.

Shpjegimi zyrtar për këtë vendim janë bllokimet e trafikut që do të ndodhin për shkak të eklipsit, por motivi jozyrtar është edhe një përpjekje e shkollave për të shmangur përgjegjësinë për dëmtimin e mundshëm të syve që do të pësonin nxënësit nga vëzhgimi i eklipsit pa mbrojtje në shkollë, raporton New York Post.

Eklipsi diellor do të jetë i dukshëm në orën 15:18 me orën lokale - gjatë pjesës së ditës kur studentët kthehen në shtëpi nga shkolla. Zona e eklipsit - zona nga e cila do të jetë në mënyrë perfekte eklipsi - përfshin 29 nga 62 qarqet e Nju Jorkut, dhe policia në ato zona paralajmëron bllokime të mëdha trafiku duke filluar nga mesdita, veçanërisht për shkak të numrit të madh të turistëve, të cilët do të vijnë për të vëzhguar këtë fenomen. Eklipsi total i diellit, shtrirja perfekte e Tokës, Hënës dhe Diellit, do të jetë e dukshme nesër nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eklipsi do të zgjasë katër minuta e gjysmë dhe do të mund të përcillet direkt në ueb sajtin dhe kanalin YouTube të NASA. Ndryshe nga një eklips i pjesshëm diellor, eklips total diellor e errëson qiellin sikur të ishte muzg dhe ju lejon të shihni koronën e Diellit - atmosferën e tij të bardhë të ndritshme. Ky eklips është i pazakontë sepse, megjithëse normalisht është i dukshëm nga i njëjti vend një herë në 375 vjet, ai do të jetë i dukshëm në shtetin e Illinois për herë të dytë në vetëm shtatë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat