Kur do të ketë një tjetër eklips total diellor?

Shkencë & Teknologji

Kur do të ketë një tjetër eklips total diellor?

Më: 8 prill 2024 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Tashmë eklipsi total tani ka përfunduar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, NASA thotë se një eklips tjetër i plotë diellor do të jetë në gusht të vitit 2026, në Grenlandë, Islandë, Spanjë, Rusi dhe në një zonë të vogël të Portugalisë.

Ndonjë eklips i plotë diellor nuk do të jetë i dukshëm në të gjithë ShBA-në  deri në gusht 2044, shkruan CNN.

Megjithatë, NASA njofton se do të ketë një eklips unazor në Amerikën Jugore dhe kjo do të ndodhë në tetor 2024.

Eklips unazor është kur hëna është afër distancës së saj më të largët nga toka dhe ajo nuk do të mbulojë të gjithë diellin, ndaj kjo krijon atë që duket si një unazë rreth hënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat