NASA “kap objektin që lëvizte me shpejtësi rreth hënës” – zbulojnë se për çfarë bëhet fjalë

Shkencë & Teknologji

NASA “kap objektin që lëvizte me shpejtësi rreth hënës” – zbulojnë se për çfarë bëhet fjalë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

“Orbiteri i Zbulimit Hënor” i NASA-s (LRO) muajin e kaluar vuri re një copëz të çuditshme të një objekti që po kalonte me shpejtësi mbi sipërfaqen hënore.

Dhe siç rezulton, objekti që u pa nuk ishte UFO, shkruan yahoonews.

Rezulton se imazhi i LRO-së tregon satelitin artificial i njohur ndryshe si Danuri, i cili po udhëtonte në orbita pothuaje paralele me LRO-në , sipas një deklarate të NASA-s.

Ndryshe, Danuri nisi misionin në gusht të vitit 2022, duke u bërë kështu misioni i parë i Koresë së Jugut në Hënë.

Sateliti hyri në orbitën hënore në dhjetor të vitit 2022 dhe është projektuar për të ndihmuar në planifikimin e misioneve të ardhshme në polet hënore.

Sipas NASA-s, shkencëtarët në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goodard, kishin nevojë për kohë që të kapnin një paraqitje të shkurtër të Danurit.

Arsyeja pse ky satelit shfaqet si një copëz e vogël e paidentifikuar, është sepse koha e ekspozimit të kamerës së LRO-së ishte jashtëzakonisht e shkurtër.

Bëhet e ditur se LRO identifikon edhe mbetjte e uljeve hënore të rrëzuara në një përpjekje për të përmirësuar sistemet e pozicionimit të zbarkuesve të ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat