Një rreze X zbuloi një “masë të pazakontë” në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Shkencë & Teknologji

Një rreze X zbuloi një “masë të pazakontë” në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Më: 16 prill 2024 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një histori e pabesueshme është regjistruar në Kirgistan, ku mjekët u detyruan të operojnë një vajzë tetëvjeçare.

Nuk dihet pse ajo ka ardhur në spital dhe procedura e ndërlikuar është urdhëruar pasi kanë arritur rezultatet e rrezeve X, transmeton themirror.

Një paciente e re nga rajoni i Jalal-Abad kishte një “masë të pazakontë” në trurin e saj, në të ashtuquajturën barkushe të katërt.

Ekipi kirurgjik drejtohej nga doktoresha Mitalipa Mamitov dhe ekspertët mbetën të shtangur kur kuptuan se “masa” në video ishte në fakt një fije floku, një metër e gjatë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar imazhet në Facebook.

“Fija u rrit gjatë gjithë jetës së vajzës. Qimet ishin të rrënjosura në bazën e ventrikujve dhe të gjitha mund të jenë shkaktuar nga një anomali në zhvillimin para lindjes. Nëse nuk do të ishin nxjerrë do të përbënin rrezik për shëndetin”, thuhej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat