​Operacioni “Sundimi i ligjit”, shkon në 4 numri i të arrestuarve për narkotikë

Shkodra

​Operacioni “Sundimi i ligjit”, shkon në 4 numri i të arrestuarve për narkotikë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 20:14
Policia

Në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, Policia e Shtetit shqiptar ka arrestuar sot edhe personin e katërt si pjesë e një grupi kriminal, përgjegjës për kultivimin e 10.274 bimëve narkotike kanabis, në fshatrat Kir e Pult të Shkodrës.

Tre persona të tjerë të grupit prej 10 pjesëtarësh, u arrestuan më 26 nëntor 2023.

Shtetasi 26-vjeçari u ndalua pasi nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ka rezultuar se bashkë me 9 shtetas të tjerë, kanë kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nga policia në gusht 2023, si rezultat i megaoperacionit antikanabis në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

Policia e Shtetit po vijon me punën për kapjen edhe të pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat