Përkujtohet demonstrata antikomuniste në Shkodër, më 13 dhjetor 1990 u rrëzua busti i diktatorit

Shkodra

Përkujtohet demonstrata antikomuniste në Shkodër, më 13 dhjetor 1990 u rrëzua busti i diktatorit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Është përkujtuar në Shkodër, “13 Dhjetori 1990”, demonstrata kundër regjimit komunist, ku u rrëzua edhe busti i diktatorit, që ndodhej në qendër të këtij qyteti.

Tek memoriali kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule ish-pjesëmarrës në demonstratën e para 33 viteve, drejtues të shoqatës dhe demokratë.

Për ish të përndjekurit dhe kryesinë e shoqatës “Dhjetor 1990”, është e pafalshme qe ende sot, individ të caktuar dalin publikisht me simbole komuniste dhe lavdërojnë diktatorin.

Për ngjarjen, u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan.

13 Dhjetori cilësohet si një ndër lëvizjet e para antikomuniste në Shqipëri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat