E pazakontë/ ‘Përndjek’ burrin me GPS, e pëson keq 38-vjeçarja nga Shkodra

Shkodra

E pazakontë/ ‘Përndjek’ burrin me GPS, e pëson keq 38-vjeçarja nga Shkodra

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një 38-vjeçare nga Shkodra ka “përndjekur” bashkëshortin e saj, duke i vendosur një pajisje gjurmuese në makinë.

Policia e ka ndjekur penalisht atë për aktin.

Ende nuk dihen motivet që çuan gruan të ndërmerrte një akt të tillë dhe nëse ka qenë xhelozia që e ka shtyrë atë të ndiqte lëvizjet e bashkëshortit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: O. H., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka vendosur një pajisje gjurmuese (GPS), në automjetin e bashkëshortit të saj”, sqaron policia lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat