Mashtronin qytetarët që të investonin në tregje fiktive/ Arrestohen drejtuesi i operatorëve dhe menaxherja e call center në Shkodër

Shkodra

Mashtronin qytetarët që të investonin në tregje fiktive/ Arrestohen drejtuesi i operatorëve dhe menaxherja e call center në Shkodër

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Skuadra” në Shkodër.

Policia ka zbuluar një subjekt i përshtatur si call center, në të cilin, përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.

Në pranga janë vënë drejtuesi i skuadrës së operatorëve të këtij subjekti dhe menaxherja e përgjithshme.

Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Daut Boriçi”, u ushtrua kontroll në një subjekt privat të përshtatur si call center, në të cilin nga verifikimet rezultoi se përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat