Bie në pranga 28-vjeçari në Shkodër, ja për çfarë akuzohet

Shkodra

Bie në pranga 28-vjeçari në Shkodër, ja për çfarë akuzohet

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:04
Policia e Shtetit

Një 28-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”.

28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe Komisariatin Laç, ka rezultuar se bashkë me disa shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274 bimë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u asgjësua nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të  megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

Kujtojmë se Policia arrestoi 4 pjesëtarë të këtij grupi, ndërkaq vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat