Goditet grupi kriminal, sekuestrohen 32 kilogramë kanabis në Shkodër

Shkodra

Goditet grupi kriminal, sekuestrohen 32 kilogramë kanabis në Shkodër

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

 Në Shkodër janë sekuestruar 32 kilogramë drogë të llojit kanabis. Sasia e lëndës narkotike ishte në proces tharje dhe e ndarë në thasë gati për transport.

Sipas policisë, droga rezultonte në pronësi të një grupi  të strukturuar kriminal.

Deri tani janë identifikuar 11 anëtarë të këtij grupi, dhe pesë prej tyre janë vënë në pranga.

Po ashtu gjatë vitit  janë gjetur në fshatrat Kir dhe Plan 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat