Goditi një 32-vjeçar në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari

Shkodra

Goditi një 32-vjeçar në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Prokuroria në Shkodër ka hapur një procedim në gjendje të lirë ndaj një 50-vjeçari me iniciale P.Ç., pasi goditi me sende të forta një 32-vjeçar, për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 32-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat