Zjarri në repartin e kirurgjisë në Shkodër, ministrja Koçiu: Çdo gjë është kthyer në normalitet, pacientët po marrin shërbimet e nevojshme

Shkodra

Zjarri në repartin e kirurgjisë në Shkodër, ministrja Koçiu: Çdo gjë është kthyer në normalitet, pacientët po marrin shërbimet e nevojshme

Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:32
Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, së bashku me kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci, kanë inspektuar të dielën repartin e kirurgjisë pranë spitalit të Shkodrës që u përfshi nga flakët. Ministrja thotë se çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët po marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Në Spitalin Rajonal të Shkodrës bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci pamë nga afër ambientin ku mbrëmë u përfshi nga zjarri një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë, i cili u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen. Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme. Faleminderit personelit mjekësor dhe forcave zjarrfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientet e stafin mjekësor”, theksoi ministrja.

Ekspertiza ende nuk ka dalë në një raport përfundimtar por dyshohet se zjarri ka ardhur nga një karikues celulari, duke bërë që zjarri të përhapet në të gjithë dhomën e mjekut roje, i cili në momentin e zjarrit ka qenë në operacion.

Drejtoria e Spitalit të Shkodrës ka marrë masat për evakuimin e shpejtë të pacientëve dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë i mundur edhe izolimi i zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat