Gjoba për ndotjen/ Hyn në fuqi ligji në Shkodër, rregullorja e re për qytetarët dhe bizneset

Shkodra

Gjoba për ndotjen/ Hyn në fuqi ligji në Shkodër, rregullorja e re për qytetarët dhe bizneset

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Nga 1 Janari, çdo qytetar apo biznes, që ndot dhe dëmton Shkodrën, hedh mbeturina dhe inerte, duke mos u kujdesur për qytetin dhe hapësirën e përbashkët do të ndëshkohet me gjobë nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë të vjetra.

Rregullorja e re tashme ka hyrë në fuqi dhe bashkë me të, edhe gjobat.

Nëse një biznes apo ambulant nuk pastron territorin përreth pasi lënë punën, dy apo pesë metra, do të ndëshkohen. Do të ndëshkohen edhe qytetarët që ndotin hapësirat publike ose hedhin qese të mëdha me mbetje në koshat që janë për kalimtarët ose turistët”, tha Ina Xhakoni-Përgjegjëse, Drejtoria e Shërbimeve Publike Bashkia Shkodër.

Por si do të konstatohet shkeljet ?

Edhe qytetarët vetë mund të denoncojnë shkeljet. Vetë policia bashkiake do të jetë në terren, përfshirë administratorët edhe inspektorët”, u shpreh ajo.

Qytetarët shkodranë thonë se këto masa janë të vonuara, por do të ndihmojnë në kujdesin ndaj mjedisit dhe pasurisë publike.

Së bashku me mjedisin, edhe përcaktuar edhe paketa me masa për shkeljet e normave dhe rregullave ndaj etikës së bashkëjetesës në komunitet, qetësinë dhe sigurinë publike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat