Bie për 40 për qind numri i shpendëve shtegtarë në Liqenin e Shkodrës – çfarë po ndodh?

Shkodra

Bie për 40 për qind numri i shpendëve shtegtarë në Liqenin e Shkodrës – çfarë po ndodh?

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:07
Liqeni i Shkodrës

Për të 9-in vit në të gjithë Shqipërinë është zhvilluar censusi i shpendëve dimëror.

Liqeni i Shkodrës është i njohur në të gjithë vendin për numrin e lartë të shpendëve, por këtë vit duket se migrimi i tyre në Shqipëri ka qenë i pakët.

Sipas censusit rezulton një rënie me rreth 40 % të numrit të shpendëve në liqen.

“Rajoni i Shkodres, kryesisht liqeni, ka qenë kryesisht me një numër shume të lartë të individëve, mbi 30 mije individ ka patur vitet e shkuara. Këtë vit ka patur rënie me 40 % e pranisë së individëve”, tha Tonin Macaj – përgjegjësi i sektorit të menaxhimit ADZM Shkodër.

Por cila është arsyeja e rënjes kaq të lartë të këtij numrin të shpendëve?

Specialisti i biodiversitetit, Miriam Topi, ja atribuon këtë rënie kryesisht ndryshimeve klimatike por sërisht thotë që analiza e censusit duhet të jetë më e detajuar dhe të mos mjaftohen vetëm me rezultatet bazike.

“Në liqenin e Shkodrës ka patur një rënje shumë të fortë. Kjo lidhet për mendinin tim me disa shkaqe dhe një nga ato është padyshim nuk përjashtohet ndryshimin i klimës. Tashmë dimrat Janë zbutur dhe shpendëve nuk u nevojitet që të vijnë në jug për të gjetur mjedisa të përshtashme për të qëndruar por kjo nuk duhet thënë SE është apriori.

Ka diçka ketu ne grumbullojmë të dhëna në kuadër të censusit por keto të dhëna për fat të keq nuk analizohen si duhet . Pra është njësoj si të mbjedhim një sipërfaqe me drith dhe te Mo’s e vjelim”, tha Miriam Topi – specialist i biodiversitetit.

Pavarësisht rënies së numrit, shpresëdhës është fakti se ka një shtim të llojeve të shpendëve që banojnë në ekosistemin e liqenit të Shkodrës.

“Nese vitin e kalum Ka patur dikur 12-13 specie këtë vit Ka patur një numër speciesh më të lartë diku Tek 15 specie , pra do të thote se ka një larmi më të lartë biologjike në liqenin e Shkodrës.

Nga monitorimet që Janë ba këto ditë është verejtur dhe ‘Shqipja e Kënetës’ e cila nëse ajo është prezentë do të thote që Ka ushqim Ka qetësi, Ka siguri…”, tha Tonin Macaj – përgjegjësi i sektorit të menaxhimit ADZM Shkodër.

Censusi u zhvillua në 33 ligatina të Shqipërisë dhe në të u përfshinë 91 specialistë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, së bashku me 11 ekspertë të shpendëve, pjesë e organizatave joqeveritare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat