Shkodra ka më pak shpendë/ Ndërtimet, klima dhe gjuetia e paligjshme po i shfaros

Shkodra

Shkodra ka më pak shpendë/ Ndërtimet, klima dhe gjuetia e paligjshme po i shfaros

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Rreth 30% më pak shpendë, janë evidentuar në censusin e zhvilluar këtë fillim viti në zonën e Shkodrës.

Numri i specieve vazhdon të jetë i njëjti, por ka me pak individë se sa në vitet e kaluara.

“Numri i individëve ka qenë 30% më i vogël se vitet e tjera, kjo për shumë arsye”-shprehet Agim Dardha, drejtor i ADZM Shkodër.

Ngrohja globale, ndërtimet, gjuetia e paligjshme janë disa prej arsyeve kryesore të këtij fenomeni.

“Një shkak është ndryshimi i klimës, kur zihet habitati do ketë më kap sipërfaqe për shpendët për tu akomoduar dhe për tu ushqyer. ”-shprehet studiuesi i shpendëve, Mirjan Toi.

Të prekura nga ngrohja globale dhe ndërtimet janë edhe ekosistemet natyrore prandaj në ditën botërore të Ligatinave, në Shkodër, u bë apel për mbrojtjen e kësaj pasurie mjedisore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat