Ky është personi që u qëllua mbrëmë me kallashnikov, i dyshuari në arrati

Shkodra

Ky është personi që u qëllua mbrëmë me kallashnikov, i dyshuari në arrati

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 07:43
Selami Brahimi

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku mbeti i plagosur një person në lagjenb “Xhabiej”.

Siç raportohet, Selami Brahimi është personi që u qëllua me armë zjarri.

Gjatë të shtënave me kallashnikov ai ndodhej brenda në automjet, teksa autori më pas është arratisur dhe ende nuk dihet nëse është atentat apo konflikt i çastit.

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyeten dëshmitarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat