Një incident është regjistruar pak momente më parë në Vuan e Dejës.
Një 54-vjeçar është plagosur teksa po pastronte armën e tij të gjahut në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës.
Raportohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës. Arma e zjarrit ishte me leje të rregullt.