Plagosi me thikë të riun, kapet pas disa orësh 27-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Plagosi me thikë të riun, kapet pas disa orësh 27-vjeçari në Shkodër

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 16:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Plagosi me (thikë), gjatë një konflikti të çastit një 22 vjeçar, Policia pas disa orësh ndjekjeje kapi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit,shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re.

Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat