Shkodra gati për karnavalet, kryeministri Rama publikon pamje nga përgatitjet në kryeqendrën e veriut

Shkodra

Shkodra gati për karnavalet, kryeministri Rama publikon pamje nga përgatitjet në kryeqendrën e veriut

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 08:10
Edi Rama

Shkodra po bëhet gati për të festuar karnavalet në datat 23-25 shkurt.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga përgatitjet që po bëhen në kryeqendrën e veriut.

“Mirëmëngjes dhe me “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 Shkurt, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat