Vidhet “Audi Q5” sekuestrohet kokainë, sherr për motive të dobëta, disa të arrestuar në Shkodër gjatë 24 orëve

Shkodra

Vidhet “Audi Q5” sekuestrohet kokainë, sherr për motive të dobëta, disa të arrestuar në Shkodër gjatë 24 orëve

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. D., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në biznesin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i 3 rasteve të ndryshme të vjedhjes, në Shkodër;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. H., 26 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje, në fshatin Theth. Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në fshatin Shtoj, financuesi i këtyre ndërtimeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në fshatin Lumbardh, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 52-vjeçar.

Gjatë natës, në lagjen “Qemal Stafa”, është vjedhur një automjet “Audi Q5”, në pronësi të shtetasit B. Sh., 49 vjeç. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat