Shkelin rregullat e qarkullimit, policia e Shkodrës gjobit këmbësorët

Shkodra

Shkelin rregullat e qarkullimit, policia e Shkodrës gjobit këmbësorët

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Policia Vendore e Shkodrës ka nisur gjobitjen e këmbësorëve të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Disa muaj më parë ka hyrë në fuqi Kodi i ri rrugor, i cili parashikon gjoba edhe për këmbësorët që nuk ecin në vijat e bardha, trotuare apo në mbikalime e nënkalime.

Shefi i seksionit të trafikut rrugor në policinë e Shkodrës komandant Endrit Neziri thotë se pas sensibilizimit të qytetarëve, tashmë ka nisur ndëshkimi i këmbësorëve sepse shpesh herë kanë qenë burim aksidentesh.

Neziri ka një apel jo vetëm për këmbësorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Trafiku rrugor në Shkodër ka një menaxhim të ri shprehet Neziri duke shtuar numrin e efektivëve në rrugët kryesore.

Një shqetësim mbeten edhe mjetet e transportit që lëvizin në qytet për të cilat janë zhvilluar disa takime mes policisë dhe bashkisë Shkodër për zgjidhjen e këtij problemi. Gjobat për këmbësorët në Shkodër kanë nisur që nga gjysma e muajit janar të vendosen dhe deri më tani sipas burimeve pranë policisë së Shkodrës janë afro 150 qytetarë të gjobitur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat