Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë një 42-vjeçar.
Sipas policisë, 42-vjeçari dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje një 57-vjeçar.
Ky i fundit rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor.
Aksidenti kishte pasojë vdekjen e vëllait të 42-vjeçarit.