Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur paraditen e së dielës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Ford” dhe një automjet tip “Porsche”.
Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.