Festa që nisi të premten kulmon këtë të diel. Parada e karvanit dhuroi spektakël në rrugët e Shkodrës.
Emocionet janë të veçanta për pjesëmarrësit e Karnavaleve, të cilët kanë punuar me detaje për kostumet dhe maskat e tyre.
Shkodra mirëpriti dhe grupet korçare. Parada e Karnavaleve mblodhi në qendër të Shkodrës qindra shkodrane dhe vizitorë.
Për organizatorët kjo festë tradicionale e Shkodrës është koncepturua si dikur e si kurrë më parë.
“Kjo sjell një risi krejt të re, kjo me vizionin me kryetarit të bashkisë dhe stafit të ri. Pra, të bëjmë aktivitete të tilla që janë të rëndësishme, por që të mbërrijnë në një nivel shumë të lartë. Në këtë mënyrë, Shkodra bëhet qyteti ku në këtë rast festohen Karnavalet dhe përfshihet i gjithë rajoni, jo vetëm qyteti”, tha drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës, Amila Gjyrezi
Karnavalet e Shkodrës janë një tradite e vjetër që identifikon këtë qytet. Karnavalet datojnë që në vitet 1800. Ato u ndërprenë gjatë diktaturës, për t’u rikthyer sërish pas vitit 90.