Tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me makinë, pranga 48-vjeçarit në Shkodër

Shkodra

Tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me makinë, pranga 48-vjeçarit në Shkodër

Më: 3 mars 2024 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një 48-vjeçar është vënë në pranga të Policisë së Shkodrës, pasi tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij.

Sipas policisë, i arrestuari ka përplasur me makinën ish-vjehrrin e tij, i cili po lëvizte me biçikletë në qytetin verior.

Ish-vjehrri i të arrestuarit po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ndërsa papritmas është përplasur me makinë.

Pas ngjarjes, 68-vjeçari u dërgua për ndihmë në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat