I lindur në Andaluzi, një politikan i lartë në Spanjë i viteve 1900 por një shërbëtor i përulur i Shqipërisë, me të cilën e lidhte vetëm mbiemri.
Përmes një ekspozite të çelur në muzeun historik të Shkodrës, u prezantua historia pak e njohur e Don Juan Pedro Aladro Kastriota, i njohur ndryshe si Don Gjin Kastrioti.
Përmes disa dokumenteve të publikuara për herë të parë, dokumentohet jeta dhe veprimtaria e tij pro-shqiptare, pavarësisht se Don Gjini, ishte i lindur jashtë Shqipërisë por mbante një mbiemër të madh.
Diplomati spanjoll, ka mbështetur dhe financuar edhe intelektualët shqiptarë në shkrimet e tyre gjatë pushtimit Osman, si Dom Ndoc Nikën, Faik Konicën, Jeronim De Raden dhe Luigj Gurakuqin, i cili ishte edhe sekretari i tij për një periudhë kohe.
Ekspozita “Një mëmedhetar nga Spanja” do të qëndrojë e hapur deri me datën 20 Mars.